TIRANË/Grabitja e bankës tek "21 dhjetori", maskat s’kanë lënë gjurmë
Ndonëse kanë kaluar 4 ditë nga grabitja e një banke në kryeqytet, autorët ende nuk janë identifikuar nga policia. Prova më e fortë që kishte policia, arma që i ra njërit prej autorëve, nuk u ka dhënë ndonjë gjurmë hetuesve. Nga kontrolli që i është bërë armës tip pistoletë, hetuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë, kjo për shkak se ata mbanin dorashka në duar.

Edhe i dyshuari si bashkëpunetor në vjedhjen e bankës, E.Kodra, ka mohuar çdo lidhje me grabitjet. Ai është liruar nga policia për mungesë provash, por policia dyshon se ai ka patur dijeni për ngjarjen.

Kamerat e sigurisë nuk kanë arritur të japin imazhe për të identifikuar autorët. Ata janë larguar me një motor dhe dyshohet se kanë braktisur atë dhe më pas kanë përdorur një mjet tjetër. /albeu.com/

Shtuar më 23/12/2016, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori