Dasmë me maska, mjekët shqiptarë martohen gjatë pandemisë (FOTO LAJM)

Dy mjekë shqiptarë Livia Qose nga Tirana dhe Amir Mamusha nga Prizreni, të cilët jetojnë dhe punojnë në Ankara të Turqisë, i kanë dhënë fund beqarisë së tyre me një ceremoni të thjeshtë dhe me maska.

Ata e kishin planifikuar dasmën, para se të ndodhte pandemia e koronavirusit dhe për shkak të situatës ata bënë celebrimin e tyre vetëm me katër veta, ndërkohë që familjarët e tyre po e ndiqnin ceremoninë përmes rrjeteve sociale.


Shtuar 23.06.2020 10:44