Tiranë, vritet në pritë emigranti
Gjendet i pajetë trupi i një personi në kryeqytet. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Agron Dervishi, 40 vjec. Trupi i pajetë i 40-vjecarit është gjetur paraditen e sotme në një automjet me targa italiane në fshatin Mazrek të komunës Kashar.

Mësohet se Agron Dervishi, ishte emigrant në Itali dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri. Ende mbeten të paqarta rrethanat në të cilat është kryer ekzekutimi i Dërvishit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes dhe identifikimin e autorit të krimit.

Ndërkaq dy janë pistat kryesore në të cilat blutë kanë përqëndruar hetimet, e para hakmarrje apo larje hesapesh dhe së dyti një grabitje e mundshme. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2013, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori