Tiranë, vret gruan me thikë, arrestohet 26-vjeçari
Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Një 26-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij duke I shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 në banesën e çiftit ku 26-vjeçari Arben Koxhaj ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Koxhaj 30 vjeç pas një grindje me të.


Sipas policisë krimi ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa policia ka arritur të arrestojë edhe autorin e vrasjes.


Ndërkohë policia e Tiranës ka bërë të mundur edhe arrestimin e një 40-vjeçari I cili akuzohet se ka plagosur rëndë një person në Vorë.


Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 40-vjeçari Sajmir Shpati I cili pas një konflikti për motive të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 33-vjeçarin Alfons Ramazan Gjoka (Maloku), i cili ndodhet i shtruar në QSUT, jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2012, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori