Një
vjedhje me dhunë dhe me sende të forta është regjistrua pasditen e sotme në Qafë
Kashar. Një pikë
koncesionare është grabitur nga dy persona të paidentifikuar, të cilët kanë dhunuar punonjësit që ndodheshin në ambientet e dyqanit në një rrugë dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Autorët e kësaj grabitje kanë marrë xhiron ditore dhe më tej janë
larguar duke humbur gjurmët. Pika
koncesionare i përkiste një firme makinash, ndërsa nuk dihet ende sasia e dëmit. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014,
ora 15:23