E FUNDIT/ Fluturojnë infektimet COVID-19 në Shqipëri, kaq raste u shënuan sot
Tiranë vatër e "kuqe", cilat janë tre pikat e nxehta në kryeqytet
Janë tre zona në Tiranë të cilat konsiderohen si vatra të "nxehta" të përhapjes së koronavirusit.

Lajmin e bën të ditur një mjeke infeksioniste gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit.

Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh mjekja në videon që ka shpërndarë ministrja në rrjetin social “Facebook”. /albeu.com/


Shtuar më 02/08/2020, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori