Tiranë, urbani linjës Institut-Qendër përfshihet nga flakët
Autobusi i linjës Institut-Qendër është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët ndërsa ishte duke lëvizur. Ngjarja ndodhi te Rruga e Durrësit, pranë shkollës ‘Qemal Stafa’ dhe mendohet se një defekt në motor ka shkaktuar flakët të cilat vinin nga pjesa e prapme e urbanit.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ngjarja, pasi pasagjerët kanë dalë jashtë autobusit. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori