Tiranë, tubim kundër gjakmarrjes
Qindra qytetarë morën pjesë mbrëmë në tubimin homazh të organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile kundër fenomenitgjakmarrjes. Ata mbanin në duar foto të Marias, 17-vjeçares e ekzekutuar në emër të Kanunit së bashku me gjyshin e saj 70-vjeçar, pak ditë më parë në Dukagjin.

Qytetarët vendosën tufa me lule dhe ndezën qirinj pranë foto-homazhit të Marias, ndërsa organizatorë të lëvizje apeluan për ndërgjegjësim të shoqërisë dhe strukturave shtetërore për ndaljen e fenomenit të dalë duarsh prej ligjeve dhe vetë Kanunit. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2012, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori