Shpërthim me eksploziv në një
fast-food në zonën e Saukut në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15 në
Sauk, në fast-foodin në pronësi të shtetasit Arjan Boçit, ku fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.
Sipas të dhënave të para mesohet se lloji i eksplozivit ka qenë tritol. Ndërkohë uniformat blu kanë mbërritur në
vendgjarje dhe kanë
nisur me sekuestrimin e kamerave të sigurisë, gjithashtu po punohet për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2015,
ora 08:37