Tiranë, shpërthen makina, plagoset drejtuesi
Nje automjet tip benz me targa AA303DK ka shperthyer pasditen e sotme ne afersi te Kopshtit Botanik ne kryqytet, duke lene te plagosur drejtuesin e tij. Sipas te dhenave te para dyshohet se shperthimi eshte shkaktuar si pasoje e nje lende ekzplozive qe eshte vendosur.

Mjeti ka qene ne ecje e siper dhe si pasoje e shpethimit, drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u perplasur me pas ne kangjellat rrethuese te Kopshtit Botanik.

Makina, tip benz eshte demtuar, nderkohe qe ne mes te rruges mund te shihje pjese te saj.

Ne vend kane mberritur forca te shumta policie, qe kane nisur keqyrjen e vendit te ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar më 23/03/2013, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori