Tiranë: Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj
Dy persona kanë rënë në duart e policisë pasi janë kapur me një sasi droge të llojit cannabis. Sipas policisë gjatë një kotrolli të bërë të rinjve i është kapur 2 kg e 500 gr kanabis.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy shtetasit Ardian Xeba 21 vjeç, banues në Fier dhe Graciano Meçaj 20 vjeç, banues në Mallakastër.

Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë nga komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, në afërsi të rrugës së "Dibrës" në Shkollën e Bashkuar në Tiranë, në një automjet tip taksi, duke shpërndarë dhe tregëtuar lëndën narkotike cannabis sattiva.

Materialet e mbledhura nga grupi hetimor i policisë i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa për ta rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike./albeu.com/

Shtuar më 03/11/2011, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori