Tiranë, shkatërrohet rrjeti i falsifikimit të dokumentave
Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses operacionin Patenta ku ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit: Mariglen Pavli Nikaj, 61 vjeç, dhe Qazim Muco Hysko, 62 vjeç të dënuar më parë për veprën penalefalsifikimitdokumenteve.

Në vazhdimësi të këtij operacioni, janë ekzekutuar edhe dy urdhëra ndalimi të Prokurorisë së Tiranës për shtetasit: Lulzim Maliq Murthi, 57 vjeç dhe Behar Halil Mata, 36 vjeç.
Këta shtetas akuzohen për veprat penale të “Falsifikimitdokumenteve“, “Trafikim mjetesh motorike” dhe “Moskallëzim të krimit”. Sipas policisë, dyshohet se këta shtetas nëpërmjet falsifikimitdokumenteve të automjeteve të shtetasve të huaj bënin të mundur trafikimin e mjeteve nga shtetet e tjera për në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2012, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori