Tentohet të digjet tyrbeja dhe mezari i Baba Jonuz Gjiririt në Tepelenë

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së djeshme në Tepelenë ku është tentuar të digjet tyrbja bektashiane dhe mezari i Baba Joniz Gjiritit në fshatin Krahës.

Lajmi është bërë i ditur nga Dervish Mikeli, që shërben në Teqenë e Turanit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij “keqbërësit nuk arritën ta digjnin të gjithën”.

Ai ka apeluar organet ligjzbatuese të hetojnë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti që kërkojnë të prishin harmoninë fetare.

Postimi i Dervish Mikelit:

E drejta jote e ka kufirin aty ku shkelet kufiri i te drejtes time .Dje ne dat 17,4,2020, disa injorant qe nuk kane fe tentuan te digjnin Tyrben dhe Mezarin e Baba Jonuz Gjiritit ne fshatin Krahes te Tepelenes. I bejme thirrje institucioneve te shtetit te vene dore e te hetojne per kete ngjarje e cila eshte ne dem te komunitetit dhe prishjes se harmonise, nje vlere kjo e rralle dhe shembull per mbare boten. Kjo ngjarje sipas mendimit tim nuk ka te beje thjesht me djegjen e ketij objekti kulti por fsheh ne brendesine e saj nje sere problemesh te demshme te cilat jane si me poshte:

1.Prishja e harmonise

2.Dhunimi i te drejtes

3.Urrejtje e objekteve te kultit

4.Radikalizem

5.Prishje e objektit te vendprehjes

6.Cenim banese etj.

Zoti ne Kuranin Famelarte thote: Ne Fe nuk ka dhune ,eshte ndare e verteta nga e pa verteta .Ata qe ne emer te ‘Zotit’ dhunojne, djegin, vrasin e terrorizojne nuk kane vend ne Meshiren e Krijuesit te gjithesise .Profeti Muhamed Paqja e Zotit qofte mbi Te ka thene: Nje fetar i prishur prish nje mije te tjere, prane ketyre mos rrini se prishet bota. Zot mbaju doren te prishurve qe nuk dine te ndreqin.


Shtuar 18.04.2020 16:10