Tirane, sekuestrohen 85 kg kanabis
Albeu.com
Policia e Tiranës me anë të operacionit të koduar "Vora" ka sekuestruar 85 kg kanabis dhe ka arrestuar 2 persona. Në një konferencë për shtyp drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka theksuar se janë arrestuar shtetasit ...... Elert Latifi 20 vjeç dhe Rigers Kaja 22 vjeç të cilët u kapën në kryqëzimin e Vorës, gjatë një operacioni të policisë. Sipas Vocaj dy të arrestuarit kanë bërë rezistencë gjatë arrestimit duke tentuar të largohen me shpejtësi me makinën e tyre e cila më pas është sekuestruar nga policia. Ndërkohë policia thekson se gjatë kontrollit në shtëpinë e Elert Latifit është bërë i mundur edhe sekuestrimi i një automatiku tip kallashnikov.

Sipas policisë droga vinte nga Lazarti dhe kishte si destinacion Tiranën dhe Durrësin dhe do të shpërndjahej në lokalet e natës gjatë verës.
Shtuar më 20/07/2010, ora 20:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori