Tiranë, sekuestrohen 17 kg Cannabis Sattiva
Një sasi prej 17 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” është sekuestruar nga policia e Tiranës ndërsa janë arrestuar tre poseduesit e saj. Sipas policisë në pranga kanë rënë Dritan Dervishi 28 vjeç, banues ne Tepelene, Drinald Dervishi 19 vjeç dhe Admir Hoxha 21 vjeç.


Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë në Unazën e Re, në afërsi të rrugës ”Mihal Dhimitri” ndërsa gjatë arrestimit atyre u kapën edhe sasia e bimës narkotike e llojit ”Cannabis Sattiva”. Droga ishte e ndarë në 15 pako, në formë paralelpipedi, të mbështjellë me natriban. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori