Tirane, Sali Berisha pret Ali Ahmetin
Albeu.com
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në Tiranë, në selinë e Këshillit të Ministrave te Republikës së Shqipërisë zhvilloi një takim kokë me kokë me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.Duke i uruar kryeministrit Berisha për fitoren e partisë dhe koalicionit që ai drejton, Ahmeti shprehu kënaqësinë për faktin se zgjedhjet e fundit Parlamentare ishin më të organizuarat dhe kaluan në atmosferë të qetë dhe në përputhje me standardet evropiane.
Dy bashkëbiseduesit shfrytëzuan rastin që në këtë takim i cili u organizua me kërkesë të Kryeministrit Berisha të bashkëbisedojnë për zhvillimet në rajon, proceset integruese nëpër të cilat kalon edhe Shqipëria edhe Maqedonia, kultivimin dhe avancimin e frymës së mirë të bashkëpunimit mes vendeve në rajon me theks të veçantë në vazhdimin e projekteve si në fushën e ekonomisë, biznesit, turizmit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë politik.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se Shqipëria, Maqedonia dhe rajoni kalojnë në një fazë të rëndësishme sa i përket procesit të integrimeve euro atlantike, objektiva këto që kërkojnë angazhimin e gjithë faktorëve politik.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë qëndrimit të tij disaditësh në Tiranë do të zhvillojë takime edhe me personalitete të tjera nga jeta politike dhe shoqërore në Shqipëri. /mia/
Shtuar më 19/08/2009, ora 23:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori