Tiranë, prangosen trafikantët e veprave të artit
Dy persona të akuzuar për vjedhje e trafikim të afreskeve dhe veprave arti janë arrestuar nga policia. Arben Spaho, 42 vjeç, dhe Gjergji Thimi, 51 vjeç u arrestuan pasi gjatë kontrollit të tri banesave në Kamzë, Bathore dhe Tiranë janë sekuestruar 100 afreske.

Aksioni i shtrirë në tri qytete zbuloi bazën ku “magazinoheshin” objektet e vjedhura në zona të ndryshme të vendit, kryesisht afreske, të cilat do të shiteshin dhe trafikoheshin jashtë Shqipërisë, në Greqi, Serbi dhe Kroaci. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori