Tiranë, policia arreston një person të armatosur
Pëlqej
Një person i armatosur është ndaluar nga policia, sot paradite, teksa po ecte në rrugë pranë zonës së Oxhakut në Tiranë. Kishin qenë kalimtarët të cilët kishin lajmëruar policinë se një person me pistoletë në dorë po kalonte pranë rrugës.

Menjëherë forcat e policisë kanë shkuar në vendin e identifikuar nga qytetarët dhe ka bërë ndalin e shoqërimin e personit në komisariat. Për momentin nuk bëhet i ditur emri i të ndaluarit si dhe detaje të tjera të ngjarjes.
Shtuar më 26/11/2010, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori