Tiranë, përurohet dogana Vorë-Rinas
Në përurimin e terminalit të ri të doganës së Tiranës, kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se ky terminal është një kompleks dinjitoz, i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për biznesin.


“Kjo vepër dëshmon nga njëra anë se çfarë potenciali i madh ekziston në këtë bashkëpunim mes qeverisë e biznesit. Duhet të zhdukim çdo barrierë, të thithim potencialin e jashtëzakonshëm të biznesit. Ju garantoj se do bëjmë gjithçka që nëpërmjet kësaj nisme t’ju shërbejmë më mirë qytetarëve tanë, kjo sjell kushte jetese më të mira, rroga më të mira, punësim më të madh. Ky kompleks terminali dinjitoz, ofron shërbimet më të mira dhe të merituara”, tha Berisha.

Kryeministri nuk ka lënë pa sulmuar edhe alternativën e opozitës, duke thënë se ajo është alternativa e kaosit dhe taksës progresive që rrezikon biznesin, pasi e sheh atë si kundërshtar.

“Alternativa tjetër është ajo e kaosit, kaosi është rrënimi i biznesit. Historia e ligjit është, ai lindi aty ku lindi biznesi. Lindi për të treguar marrëdhëniet e biznesit. Ai një ditë thotë do të vëjë taksën progresive, kur reagojnë thotë që do ta vë për të ardhurat personale. Ajo është armiqësi e hapur ndaj biznesit. 4 miliardë investime si u bënë në Shqipqëri, nga anëtarësimi në NATO dhe nga taksa e sheshtë, këto u bënë ftuese për biznesin. Tani është tek kaosi, do heq taksën e biznesit të vogël thotë, ideja për të ngushtuar bazën e taksave është kriminale, ide për të shembur ekonominë. Në cdo vend zgjerohet baza e taksës, por nëse i sheh biznesmenët si kundërshtarë për t’i vjelur, ti rrënon vendin. Pra kemi të bëjmë me alternativë kaosi dhe të rrezikshme për biznesin”, tha Berisha më tej.
Shtuar më 14/05/2013, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori