Tiranë, përurohet busti i Sabri Godos (FOTO-LAJM)

Në kryeqytet u përurua sot busti i Sabri Godos, në shenjë nderimi për shkrimtarin dhe politikanin e njohur i cili u nda nga jeta afro dy vite më parë. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e cilësoi këtë ditë si ditë të veçantë.

“Imazhi i tij, i përjetesuar sot ndër nesh do të na shtyjë drejt një jete më të drejtë, në favor të cështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq. Ndryshe nuk shpjegohet se si vetëm 1.5 vjet nga ndarja e tij, të kemi një dëshirë të madhe e shtytje të madhe për ta parë të përjetësuar në mesin tonë. Javë, muaj pas ndarjes nga jeta e kësaj bote të mikut tim, Sabri Godo, me dhjetëra kërkesa dhe iniciativa erdhën tek unë si kryetar i bashkisë nga miqtë e dashamirës të tij, një pjesë të të cilëve admirues të thellë, për të pasur kujtimin e tij të përjetësuar në mes të kryeqytetit”- tha Basha.

Busti është vendosur në lulishten para parlamentit. /albeu.com/ /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2013, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori