Tiranë, përfundon ujësjellësi i Kodër - Kamzës
Në pranverën e ardhshme kryeqyteti do të ketë zgjidhjen përfundimtare të furnizimit më ujë të pijshëm.
Kështu ka deklaruar, kryebashkiaku Basha gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në zonën “Kodër Kamëz” duke furnizuar 24 orë me ujë 15 mijë banorë.


“Plani për të vendosur, për të shtrirë rrjetin e ujësjellësit në të gjithë Tiranën po ecën sipas parashikimit. Në një kohë fare të shkurtër, kemi arritur t’u sjellim ujin më shumë se 60 mijë banorëve të Tiranës, 25 mijë këtu në zonën e “Kodër Kamzës”, 35 mijë në zonën e Kodrës së Priftit dhe lagjeve përreth. Do të vazhdojmë me zonën e Bregut të Lumit për 5 mijë banorë të tjerë, po të minibashkisë nr.11 dhe më pas me 5 mijë banorë të tjerë përballë Kodrës së Priftit, ndërkohë që projektet po bëhen gati për të ndërhyrë në zonat e reja të minibashkisë 4 dhe 8, pranë Bregut të Lumit, tek fusha e “Misto Mames” dhe në Selitë. Plani është që brenda pranverës së vitit të ardhshëm, 100% e territorit të Bashkisë së Tiranës dhe territorit të Tiranës metropolitane, të tilla siç janë edhe pallatet përtej Unazës së Re, ku banojnë qytetarë të Tiranës po në territorin e Kasharit, të furnizohen 24 orë me ujë nga Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës”, vuri në dukje Basha, gjatë fjalës së tij.


Plani për të shtrirë rrjetin e ujësjellësit në të gjithë Tiranën, po ecën sipas parashikimit u shpreh kryebashkiaku Basha. Në një kohë fare të shkurtër është arritur të furnizohen me ujë mbi 60 mijë banorëve të Tiranës, ndërkohë po përfundojnë projektet për të ndërhyrë në fushën e “Misto Mames” dhe në selitë.

Në njësinë nr 4 dhe 8. puna nuk përfundon me kaq tha qytetari i parë i Tiranës. Njëkohësisht, kryebashkiaku Basha i kërkoi Drejtorisë së Ujësjellësit që të përshpejtojë hapat për mbylljen e kontratave me banorët e zonës. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2012, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori