Të gjithë sytë te barku i rrumbullakosur, Eltia pozon me bikini pas lajmeve për shtatzaninë (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë në media qarkulloi një lajm sipas së cilit Gjiko dhe Elita do bëhen prindër për herë të parë.

Megjithëse asnjëri prej të dyve s’ka dhënë ende asnjë lajm lidhur me shtatzëninë, një foto i ka treguar të gjitha!

Elita është munduar të fshehë barkun e saj të rrumbullakosur në një postim në InstaStory, mirëpo në rrjet qarkulloi fotoja e plotë ku barku i moderatores është mëse i dukshëm.

Lajmet për shtatzëninë e moderatores qakulluan që për ditëlindjen e saj në qershor, kur barku i rrumbullakosur i Elitës, ra në sy në disa foto.

Ditën e sotme Elita ka postuar një foto nga pushimet që po kalon me familjen në jug, ku shihet tek pozon me bikini të zinj.

Megjithatë, ajo është munduar ta fshehë barkun, por detajistë mund ta vënë re.

Thuhet se Elita është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël, ndërsa po presim me padurim që ky lajm të konfirmohet nga vetë çifti.


Shtuar 25.08.2020 06:37