Me një investim prej 40.4 milionë lekësh,
Bashkia e Tiranës ka përfunduar sot rikonstruksionin e rrugës “Ilia Dilo Sheperi”. Rruga me gjatësi rreth 600 metra ka një gjerësi 6 metra dhe në të dy anët e rrugës, trotuarë. Kjo rrugë lidh dy zona të rëndësishme dhe me impakt në reduktimin e trafikut, Selitën me segmentin e ri të Unazës së Madhe.
“Rruga është ndërtuar me të gjithë parametrat që ne premtuam, duke përfshirë jo vetëm infrastrukturën publike por edhe zëvendësimin e avllive të vjetra me kangjella, çka nuk është vetëm pjesë e zbukurimit të rrugës por edhe pjesë e një modeli të ri qytetërimi, një modeli të ri bashkëfqinjësie midis banorëve të komunitetit dhe natyrisht një kontribut në shtimin e vlerës së pronës për të gjithë banorët e kësaj zone. Kjo është një përqasje e re që
Bashkia e Tiranës po aplikon anembanë qytetit” – u shpreh z. Basha.
Kryebashkiaku Basha nënvizoi se rrugë të tilla po ndërtohen në të gjithë Tiranën, për të përmirësuar sa më shumë jetën e banorëve. Sipas tij
Bashkia sot ka zgjedhur t’u shërbejë qytetarëve, pasi vetë qytetarët më 8 maj e refuzuan Bashkinë si repart politik dhe zgjodhën bashkinë që do u shërbejë atyre. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2013,
ora 14:27