Tirane, peng ne dyqanin e celulareve, autori ne polici
Albeu.com
Përfundon pa viktima dhe pa të lënduar pengmarrja e sotme në një prej dyqaneve te zona e Stacionit të Trenit në fund të bulevardit "Zogu I". Një djale i armatosur, i dyshuar si person me probleme mendore, u fut në një dyqan që shet telefona celularë, pranë stacionit të trenit dhe sipas shiteses, kishte kerkuar te pajiset me nje numer telefoni me kontrate.I gjendur nën kundershtimin e shitëses, ai ka nxjerrë armen duke mbyllur deren e dyqanit dhe duke kercenuar me armë.

Policia dhe forcat e repartit special RENEA-s kane mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes duke u futur ne dyqan. Policet kane shenjestruar ne nje distance fare te afert pengmarresin dhe kane kercenuar me ekzekutimin e tij nese do te ndermerrte ndonje veprim qe do te rrezikonte jeten e pengjeve dhe policise.

Nderkohe qe drejtuesit e policise se kryeqytetit kane negociuar duke i kerkuar atij te dorezohet pa bere rezistence. Pas rreth 30 minutash negociata, ai eshte dorezuar duke mos shkaktuar asnje te lenduar. Policia eshte kujdesur te maskoje pengmarresin per te shmangur edhe identifikimin publik te tij.

Pasi eshte marre ne pyetje nga policia shitjesja, 21-vjecare, ka treguar se kishte refuzuar t'i sherbente pengmarresit pasi kishte pare qe ai demonstronte probleme mendore.

Paralelisht me kete skene, policia u njoftua per tre persona me arme ne nje trotuar para selise se presidences shqiptare. Qytetare te ndryshem qe kane pare skenen kane njoftuar policine dhe forcat speciale kane bere shoqerimin e tyre. Por me pas eshte mesuar se personat qe krijuan panikun kishin qene studente te artit kinematografik dhe ishin duke punuar per nje skene filmi.
Shtuar më 29/05/2010, ora 15:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori