Dalin përgjigjet e testeve për koronavirus në Premier League

Në 1195 teste për koronavirusin që janë bërë në Premier League asnjë nuk ka dalë pozitiv. Analizat për lojtarët dhe stafin e ekipeve të futbollit u bënë në data 4 dhe 5 qershor dhe asnjë nuk rezultoi pozitiv.

Deri tani në kampionatin anglez të futbollit kanë dalë pozitiv me Covid-19, 13 persona ndërsa në raundin e kaluar doli pozitiv vetëm një testim. Premier Liga do të rifillojë me 17 qershor me dy sfida: Aston Villa kundër Shefiled United dhe Manchester City që do presë Arsenalin. Kampionati në Angli ka qenë i pezulluar që me 13 mars.


Shtuar 7.06.2020 06:32