Tiranë, nis ndërtimi i rrugës së re të "Kokonozëve"
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e rrugës së re nga rruga “Dalip Topi” deri në rrugën “Marie Kraja”.



“Rruga është me një gjatësi prej 793 metra, gjerësi 7 metra. Gjithashtu do të ndërtohen trotuare nga 2 metra në të dyja anët e rrugës, si dhe sistemi i kanalizimeve të ujrave të bardha dhe të zeza. Do të mbillen mbi 150 fidanë dhe do të bëhet ndriçimi rrugor” theksoi Basha.



Vlera e investimit të kësaj rruge është 66.7 milionë lekë ndërsa afati i përfundimit të punimeve është 8 muaj. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2013, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori