Tiranë, ndotja në nivele alarmante
Ndotja e ajrit në Tiranë është në gjendje alarmante dhe një kërcënim për jetën e banorëve. Shkaktari kryesor i këtij niveli ndotjeje veç çlirimit të gazrave nga automjetet janë edhe punimet që po bëhen në qendër në sheshin "Skënderbej".

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë matur këtë të hënë në qendër të kryeqytetit një ndotje dy herë më të lartë sesa normat e lejuara.

Sipas specialistit për cilësinë e ajrit, Agron Deliu, të gjithë elementët ndotës, si grimcat e imta apo dhe ato të forta të pluhurit janë në nivele mjaft shqetësuese, aq sa konsiderohen si kërcënim për jetën e njeriut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Shqipërinë ndër vendet me nivel më të lartë ndotjeje. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori