Policia rrugore vijon aksionin: Arrestohen 32 drejtues mjetesh dhe ndëshkohen me mijëra të tjerë (VIDEO)

 

Policia rrugore vijon me kontrolle në të gjithë vendin për të siguruar sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 32 drejtues mjetesh , janë pezulluar 180 leje drejtimi dhe janë marrë 8807 masa administrative.

Gjithashtu janë vendosur 3682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor, të ndara si më poshtë:

 

?1759 masa administrative për parakalime të gabuara.

?1199 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

?370 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë.

?199 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

?114 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

?41 masa për shkelje të semaforit.


Shtuar 29.03.2021 14:57

Tags: ,