Tiranë, mbërrijnë muxhahedinët e parë iranianë
Grupi i parë me 14 anëtarë të grupit “Mujahedeen-e-Khalq” ka mbërritur në Shqipëri të mërkurën vonë. Sipas të dërguarit i OKB-së, Martin Kobler grupi i parë me anëtarë të opozitës iraniane ka mbërritur në Shqipëri nga një ish bazë ushtarake amerikane pranë Bagdatit, si pjesë e procesit të zhvendosjes së tyre.

Këta persona janë të parët nga 210 banorë që qeveria shqiptarë ka pranuar të strehojë. Tre mijë mërgimtarë iranianë verilindorë u zhvendosën nga Iraku në një kamp refugjatësh në Bagdatin vitin e kaluar, si pjesë e një përpjekje për të siguruar largimin e tyre paqësor nga Iraku. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori