Tiranë, mbahet simpoziumi për fenë
Pëlqej
Presidenti Bamir Topi
Është zhvilluar paraditen e sotme simpoziumi “Kontributi i Harmonisë Ndërfetare në Integrimin e Shqipërisë”, nën kujdesin e veçantë të presidentit Bamir Topi.

Në fjalën e tij presidenti Topi vlerësoi lart harmoninë dhe tolerancën që ka karakterizuar në shekuj bashkëjetesën fetare në Shqipëri, duke shtuar se pikërisht ky është modeli që do ti servilet familjes së madhe europiane.

Duke theksuar se besimet fetare në Shqipëri kanë bashkëjetuar më së miri në truallin shqiptar, Topi thekson se qëllimi i tyre i vetëm ka qënë zhvillimi dhe progresi i vendit, ndërsa shton se këto komunitete kanë mundur ti bëjnë ballë edhe kërcënimit të komunizmit.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë, përveç krerëve e përfaqësuesve të lartë të Komunitetit Mysliman, të Kishës Ortodokse Autoqefale, të Kishës Katolike dhe të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Be/aj, Kryetari i Komitetit të Kulteve, Rasim Hasanaj, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, besimtarë, etj. (albeu.com)
Shtuar më 02/11/2010, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori