Tirane, Largohen nga salla e kuvendit deputetet e PS
Albeu.com
Dy deputetët e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht edhe dy anëtarët e njohur të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në Partinë Socialiste Arben Malaj dhe Kastriot Islami janë shprehur kundra vendimit të opozitës për të braktisur sallën e Kuvendit.Pas daljes së opozitës nga Kuvendi dy deputetët e kanë cilësuar vendimin e PS-së si jo të duhurin por kanë theksuar se kombinimi i protestave me luftën në sallën e Kuvendit është vendimi më i mirë për PS-në. “Vendimi për të braktisur sallën u morr në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së theksoi Malaj duke shtuar se në këtë mbledhje ai votoi kundër daljes nga salla. Ndërkohë deputeti i PS-së Kastriot Islami theksoi se bojkoti i opozitës është një veprim i gabuar dhe jo i suksesshëm për opozitën duke shtuar se debati politik duhet të bëhet në Kuvend. Në të njëjtën linjë ka qënë edhe deputeti Malaj i cili theksoi se PS-së duhet të bëjë opozitë parlamentare dhe se kriza po krijon kosto shtesë për vendin.
Shtuar më 26/03/2010, ora 00:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori