Tiranë: Krim në familje, burri vret gruan
Dita e Kurban Bajramit ka rezultuar fatale për një 27 vjeçare nga Tirana, e cila ka mbetur e vdekur nga goditjet me thikë që ka marrë nga burri i saj.

Sipas burimeve të policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në Tiranë ku Ismet Hysa ka qëlluar me thikë gruan e tij Edlira Doci 27 vjeçe duke e lënë atë të vdekur në vend.

Sipas informacioneve mësohet se viktima ishte ndarë nga bashkëshorti i saj ndërsa ende nuk dihen motivet e vrasjes së 27-vjeçares.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Krimi brenda familjes është kthyer për shqiptarët në një problem shumë shqetësues./albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori