Nuk është më Barack Obama, Veliaj ka një “idhull” të ri për të kopjuar (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj është një ndër politikanët më të akuzuar për kopje të politikanëve të tjerë.

Të gjithë e kujtojmë kohën kur kryebashkiaku Veliaj imitonte me detaje fotot dhe paraqitjen publike të ish-presidentit të SHBA-së Barack Obama.

Por me ikjen e Obamës nga detyra, Veliaj ka gjetur një tjetër politikan për të kopjuar.

Këtë herë nuk kaloi oqeanin, por qëndroi në Evropë, pikërisht në Britaninë e Madhe.

Duke parë që homologu i tij, Sadiq Khan, ishte një kryetar ndryshe nga të tjerët, popullor me ide origjinale dhe shumë i përlqyer nga të rinjtë, Veliaj nuk lejoi që ky rast t’i ikte nga duart.

Pikërisht për video-n e 100-vjetorit të Tiranës, Lali Eri ka marrë copy paste video-n promovuese që Sadiq Khan ka bërë për Londrën. I vetmi ndryshim është fjala “Londër”, e cila është zëvendësuar me “Tiranë”.

Nëse shihni të dyja video-t do kuptohet shumë qartë doza e kopjimit, por për Veliajn kjo është një ide origjinale dhe këto klipe janë risi për Shqipërinë.


Shtuar 6.02.2020 16:45