Policia e Tiranës, ka arrestuar dy persona si dhe ka sekuestruar një sasi lënde
narkotike. Gjatë dy operacioneve të koduara "Kredit" dhe "Pub" u arrit sekuestrimi i një sasie prej 1 kg e gjysmë lëndë
narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 100 gram lëndë
narkotike e llojit heroinë, arrestimin e 2
shtetasve, si posedues e shpërndarës së saj si dhe shpalljen në kërkim të dy
shtetasve të tjerë, bën të ditur policia.
Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 100 gram lëndë
narkotike heroinë si dhe arrestimin në flagrancë të
shtetasve Gentian Doçi 23 vjeç, banues në Yrshek Tiranë, me profesion taksist.
Sipas policisë falë një hetimi intesiv dy javor, u arrit kapja e shtetasit Bujar Sulejman Dushku, 56 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas, të cilët janë të implikuar në rrjetin e shpërndarjes dhe shitjes së drogës. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2011,
ora 13:47