Tirana kërkon kreun ndaj Teutës

Tirana-Teuta pa dyshim mund të konsiderohet dueli i skuadrave më të mira në llojin e tyre. Duke lënë mënjanë faktin që sfidantët i ndan vetëm një hendek prej tri pikësh, dueli mes bardhebluve dhe durrsakëve është ai i më të mirëve.teuta tirana

Tirana si skuadra më e mirë në sulm dhe Teuta si ekipi më i fortë në mbrojtje. Plot 34 gola ka shënuar sulmi i kryeqytetasve, si asnjë ekip tjetër. Ama, përballë këtë herë do të ketë një skuadër të vështirë, që ka mbrojtjen më të mirë. Vetëm 13 gola të pësuar dhe një më pak se çdo takim tregon se sa hermetike është 11-shja e Martinit.

Gjithsesi, dueli i më të mirëve ka edhe të veçanta të tjera. Tirana do të luajë sot për vazhdimësinë. Fiton prej pesë ndeshjesh në kampionat dhe një e gjashtë mund ta çojë në majë e renditjes. Nga ana tjetër, Teuta e ka një ndeshje force, sepse jashtë fushe nuk ka fituar me skuadra të mëdha dhe nëse ia del, atëherë kandidohet për një vend në Europë, që është objektivi i skuadrës.teuta tiranaa

Thjesht, si Egbo ashtu dhe Martini, sot luajnë për tri pikët. Sigurisht, një sfidë që për bardheblutë kërkohet mrekullia e shtatë pas gjashtë fitoreve radhazi (5 në kampionat dhe 1 në kupë).


Shtuar 2.02.2020 07:25