Sipas dëshmive të tjera, vajza është ngritur papritur nga tavolina dhe është vetëhedhur nga kati i 16-të. Një dëshmi e mbledhur në vendngjarje thotë se vajza kishte mbetur në një provim dhe ky ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë.
Por hipotezat nuk kanë fund. Një dëshmitare thotë se vajza ka qenë duke bërë foto nga kati i fundit i ndërtesës dhe kur është mbështetur në dritare, xhami është thyer dhe studenta ka rënë nga lartësia.
Momentalisht ekspertët e policisë kane marre në pyetje vajzën dhe djalin që ndodheshin në tavolinë me 22-vje në lokal. /albeu.com/
14:56 - Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vajza, nga Fieri, studente e Ekonomikut në Tiranë, ishte duke konsumuar një kafe me dy bashkëmoshatarë, në një nga lokalet që ndodhen në katet e larta të pallatit.
Sipas dëshmitarëve, vajza është ngritur papritur nga tavolina dhe është vetëhedhur nga kati i sipërm i ndërtesës.
Momentalisht ekspertët e policisë po marrin në pyetje vajzën dhe djalin që ndodheshin në tavolinë me viktimën.
14:00 - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet, ku një vajzë e re është hedhur nga katet e larta të ndërtesës së njohur si "Sky
Tower", në zonën e ish-Bllokut.
Viktima është 22-vjeçarja Irisi Belba, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Hetimet paraprake flasin për një rrëzim aksidental, por nuk përjashtohen as pistat e tjera. Janë bërë një sërë procedurash në vendngjarje ndërsa policia po kontrollon edhe kamerat e sigurisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2014,
ora 17:21