Gafa e Ramës! Velipoja në zi pas masakrës me 4 viktima, qytetarët i japin mësim kryeministrit (FOTO LAJM)

Mëngjesin e sotëm Shqipëria u zgjua nga një masakër me 4 të vdekur e dy të plagosur në Velipojë, Shkodër.

Ndërkohë që në media po bënin bujë detajet e këtij krimi rekord mes dy familjesh, sherr i cili nisi nga disa shezlongë, kryeministri Rama habiti me postimin në Facebook.

Rama ndau një foto paqësore nga plazhi i Velipojës, vend ku ndodhi tragjedia me 4 të vdekur.

Mënjëherë pas publikimit, qytetarët kanë shpërthyer në komente negative dhe kritika duke detyruar kryeministrin të fshijë foton dhe të ndajë një video nga spitali i Shefqet Ndroqit.

Rikujtojmë se ngjarja e rëndë në Velipojë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku familja Ferracaj ka shkuar tek familja Gocaj, për t’u sqaruar në lidhje me sherrin për shezloget.

Të dy familjet kanë hotele, rreth 50 metra larg nga njëri tjetri dhe sherri ka motiv pronësie. Biseda mes tyre ka agravuar në përdorimin e armëve, ku janë vrarë 4 veta, dhe 2 të tjerë janë në spital. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.06.2021 09:37