Tiranë, grabisnin me armë taksi, prangosen tre të rinjtë
Tre të rinj janë ndaluar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Tiranës. Gjatë një operacioni të koduar “Pasagjeri”, blutë e Tiranës kanë vënë në pranga 3 të rinj të akuzuar për vjedhje me armë dhe me dhunë, ndërsa operacioni erdhi pas disa muajsh hetime.


Zëdhënësja për shtyp e policisë Alma Katragjini njoftoi se operacioni është shtrirë në Tiranë dhe Peshkopi nga ku është bërë dhe ndalimi i shtetasve Berti Limani 21 vjeç, Hysen Xixa 21 vjeç e Lulzim Doçi 24 vjeç që të tre me banim në Krujë.

Dy prej të rinjve Xixa e Limani dyshohet të jenë autorët që kanë vjedhur nën kërcënimin e armës më 6 tetor një automjet benz taksi në Tiranë, ku e kanë marrë si taksi dhe gjatë rrugës Tiranë-Rinas, duke e kërcënuar me pistoletë e kanë detyruar të zbresë drejtuesin e tij Sabri Vaja.
Pas vjedhjes ata e kanë çuar automjetin në servisin e Lulzim Doçit, i cili e ka blerë benzin për 500 euro.

Sipas zëdhënëses Katragjini, Limani dhe A. Xixa 16 vjeç dyshohet të jenë autorë të një tjetër vjedhje ndaj një mjeti tip taksi në pronësi të Bashkim Metushi 58 vjeç.

Kjo ngjarje kishte ndodhur në 30 janar të viti 2011 ku grabitësit e kanë marrë Metushin si taksi dhe pasi kanë udhëtuar drejt Durrësit me të, i kanë vendosur pistoletën në kokë duke e drejtuar të zbresë ndërsa i kanë vjedhur sende e para. Pas kësaj ata janë drejtuar në drejt Krujës ku gjatë rrugës janë përplasur në një bordurë dhe e kanë braktisur mjetin.

Gjatë kontrollit të bërë nga policia në banesën e Limanit u gjet një pistoletë ndërsa në kontrollin e bërë në servilin e Lulzim Doçit u gjet mjeti i çmontuar për pjesë këmbimi benzi i që iu grabit Sabri Vajës /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2011, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori