Tiranë, gjendet vajza 2-vjeçare, i ati në arrati
Vajza 2-vjeçare e Ismet Hyses, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, një ditë më parë gjëndej tek prindërit e këtij të fundit. Vajza e cila u mendua nga policia se ishte me 40 vjeçarin ishte lënë nga ky i fundit tek shtëpia e prindërve

Nga policia e Tiranës gjatë ditës që u ndodhi vrasja lajmëruan se vajza e vogël ishte marrë nga babai i saj dhe ishte larguar sëbashku me të në drejtim të paditur.

Sipas policisë vogëlushja u gjet në banesën e familjarëve të 40-vjeçarit, në periferi të kryeqytetit dhe sipas familjarëve Hysa e kishte lënë të miturën qysh ditën e djeshme aty.

Ndërkaq mësohet se të afërmit e autorit të krimit kanë nisur negociatat me 40-vjeçarin për të bërë të mundur dhe dorëzimin e tij në polici.
Në lidhje me këtë krim forcat e policisë kanë nisur kërkimet edhe në Tropojë në vendlindjen e t ku mendohet se ai mund të jetë fshehur.

Ismet Hysa qëlloi me thikë bashkëshorten e tij 24-vjeçare Jetlira Doci, gjatë ditës së kurban bajarmit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe u largua nga vendi i krimit me vajzën./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori