Tiranë, gjendet me plumb në kokë 40-vjeçari
Një krim i dytë i rëndë ka vënë në alarm policinë e Tiranës në këtë fillim viti pasi vrasjes së taksistit ditën e djeshme.

Një person është vrarë me plumb në kokë në orët e para të mëngjesit ndërsa trupi i pajetë është gjetur gjatë paradites brenda një automjeti Benz tip furgoni me targa italiane CY325SZ në fshatin Mazrek. Policia ka identifikuar viktimën si shtetasin Agron Dervishi, 40 vjeç.
Nga kqyrja e trupit mësohet se Dervishi ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një plumbi të marrë në kokë. Dyshohet se arma e përdorur ka qenë një pistoletë, ndërsa vrasja ka ndodhur në furgon, ku dhe u gjet trupi i viktimës.

Policia po heton në disa pista ku më kryesorja është ajo e mosmarrëveshjeve që Dervishi mund të ketë pasur me persona të tjerë.

Kjo është vrasja e dytë që ndodh në Tiranë brenda 24 orësh. Një ditë më parë, pranë spitalit pediatrik u gjet i vrarë me 3 plumba një taksist, ndërsa në pranga u vu autori, një nënoficer. Vrasja dyshohet se ndodhi për cështje morali. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2013, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori