Tiranë, fruta perimet pësojnë rritje
Thatësira e tejzgjatur shkakton rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve me 20 apo 30 lekë. Sipas tregtarëve të Ish-Uzinës Dinamo thatësira solli tkurrje të prodhimit në vend gjatë verës gjë që ndikoi në rritjen e çmimeve.

Ndërkohë që ndikim sipas tregtarëve ka dhënë edhe ardhja e vjeshtës e cila ka më pak prodhim të perimeve.


Sipas tregëtarëve pas disa javësh produktet që ata tregtojnë do të zëvendësohen plotësisht me mallra importi duke paralajmëruar rritje të mëtejshme të çmimeve dhe natyrisht më tepër shpenzime për xhepat e qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori