Tiranë/ E kishte kthyer biznesin në bixhoz dhe 'mall', arrestohet pronari
Një pronar e kishte kthyer lokalin e tij në një vend ku luheshin lojëra fati dhe konsimohej lëndë narkotike, ndërkohë që pas një kontrolli të ushtruar nga efektivët e Komisariatit nr 6 në kryeqytet, është vënë në pranga shtetasi me inicialet D.SH.., 27-vjeç.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti nje sasi lënde, e dyshuar si cannabis sativa, një valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy targa automjetesh.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, në fushën e lojëravefatit.

Evidentohet dhe goditet një rast i zhvillimit të lojëravefatit dhe vënies në dispozicion të lokalit për zhvillimin e tyre.

Njëkohësisht, evidentohet dhe sekuestrohet lëndë narkotike dhe armë e ftohtë.

Arrestohet pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në ambientet e një lokali “Bar kafe”, në rrugën “Konferenca e Pezës” ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojëravefatit dhe i shpërndarjes e përdorimit të lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në lokalin e shtetasit D. Sh.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti nje sasi lënde, e dyshuar si cannabis sativa, një valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy targa automjetesh.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shtuar më 24/10/2019, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori