Tiranë, dy pasagjerë vrasin faturinon
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele tel Zogu i Zi në kryeqytet. Dy persona ende të paidentifikuar, pasagjerë në një furgon linje kanë vrarë me thika, në debat e sipër faturinon. Shkak për vrasjen është bërë pagesa e biletës, që me sa duket dy autorëve iu është dukur e kripur.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka shpallur në kërkim autorët e vrasjes. Mësohet se faturinoja, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak, pas plagëve të marra. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2012, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori