Caktohet gjyqtari më i mirë i Serisë A për derbin Juve-Inter

Serie A do të rikthehet këtë fundjavë por të gjitha sfidat do të luhen me dyer të mbyllura.

Derbi i Italisë do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në orën 20:45 në “Allianz Stadim”, sigurisht pa praninë e tifozëve.

Gjyqtari Marco Guida do të vendosë drejtësi në sfidën më të rëndësishme të jëvës së 26-të mes Juventusit dhe Interit. Gjitha ndeshjet e Serie A që u anuluan javën e kaluar, do të zhvillohen me 8 dhe 9 mars, të dielën dhe të hënën.

Serie A Java e 26-të, ja gjyqtarët:

Juventus-Inter (Marco Guida, VAR Mazzoleni)

Milan-Genoa (Doveri, VAR Irrati)

Parma-SPAL (Pairetto, VAR Di Paolo)

Sampdoria-Verona (Valeri, VAR Banti)

Sassuolo-Brescia (Manganiello, VAR Calvarese)

Udinese-Fiorentina (Fabbri, VAR Chiffi)


Shtuar 5.03.2020 18:58