Tiranë, digjet një autobot nafte
Pëlqej
Një autobot me naftë ka marrë flakë në zonën afër mbikalimit të Rinasit. Sipas informacioneve të para në momentin që autoboti ka marrë flakë po shkarkonte naftë në një karburant aty pranë.

Zjarrëfikësit dhe akspertë të policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa mundën që për disa minuta të lokalizonin flakët. Dëshmitarë thanë se nga flakët u rrezikua dhe karburanti, ndërsa nuk ka patur viktima dhe të lënduar nga ky incident.

Djegia e autobotit të naftës shkaktoi kaos në trafik për disa minuta në autostradën Tiranë-Durrës.
Shtuar më 13/11/2010, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori