Tiranë, digjet makina e oficerit të MB-së
Një makinë e punonjësit të Ministrisë së Brendshme F. Çela është shkrumbuar nga flakët mesnatën e së shtunës në Tiranë.
Dyshohet se fillimisht persona ende të paidentifikuar nga policia kanë thyer trekëndëshin e xhamit të makinës së llojit “Benz” dhe më pas brenda në makinë është hedhur një sasi benzini ku edhe i është vërë flaka.

Mësohet se makina ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë së punonjësit të Auditit në Ministrin e Brendshme. Nga ana e saj, policia nuk ka dhënë asnjë komunikat për ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori