Tiranë, digjet makina e ish deputetit të PS, Elmaz Sherifi
Përfshihet nga flakët një automjet në Bulevardin “Bajram Curri”, në kryeqytet. Sipas burimeve të policisë, mjeti tip “Lexus” me targë TR 5800 S ishte në pronësi të ish-deputetit socialist Elmaz Sherifi, i cili së fundmi ka krijuar edhe një parti të re, Lidhja për Drejtësi e Progres.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri në makinë mund të jetë shkaktuar si pasojë e një mase elektrike. Megjithatë hetimet për ngjarjen vijojnë.

Ndërkohë që kalimtarë të rastit kanë mundur të shkrepin foto nga vendngjarja ku duket qartë që mjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori