Pedri: Iniesta është heroi dhe idhulli im, Xavi po më ndihmon të rritem

Ylli i Barcelonës, Pedri foli për kanalin zyrtar të klubit, duke vënë në dukje Andrés Iniestan si pikën e tij të referencës: “Heroi im, siç e kam thënë shumë herë. Ai është ai që kam admiruar më shumë. Pashë shumë nga videot e tij dhe mësova një shumë prej tij”.

Për trajnerët që kishte

“Të gjithë më mësuan shumë, nga Pepe Mel që më dha një shans e deri te Xavi, i cili tani po më jep kaq shumë besim dhe po më ndihmon, sepse luajti në pozicionin tim dhe është një pikë referimi për mua”.

Për marrëdhënien me Xavi

“Këto muajt e parë kanë qenë fantastikë, mendoj se ai e sheh futbollin ashtu siç e shohim ne. Më pëlqen ky kombinim, por besoj se çdo lojtar duhet të krijojë karrierën e tij, duhet ta marrë atë si të vijë dhe të jetë ashtu siç është.”

Për Dani Alves

“Dani na sjell shumë përvojë dhe mendoj se do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme si brenda dhe jashtë fushës. Ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe të dy kemi një ndikim kanarian, pasi gruaja e tij është kanariane. Unë kam gjithashtu një foto kur më firmosi një bluzë kur isha fëmijë dhe një ditë tjetër ia tregova. Ai më ndihmon, më jep këshilla.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.03.2022 18:24