Tirane, Deputetet i japin fund greves se urise
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta konfirmoi zyrtarisht perfundimin e greves se urise ne sallen e kuvendit, duke mbyllur edhe etapen e pare te perpjekjeve per mbrojten e votes se lire.Duke folur para protestuesve prane nderteses se kuvendit, Meta premtoi se "shume shpejt do te organizohen manifestime te medha, do te krijohet nje fron shume i gjere per te rivendosur shenjterine e votes se lire, ndaj dhunuesve, Berisha dhe Rama".

"Neser nis nje etape tjeter qe do t'i beje te gjithe botes se ditur se dy bosat e kastes nuk i blejne dot votat. Ne do te startojme dhjetorin e ri", u shpreh Meta.

Kreu i LSI-se i shoqeruar edhe nga deputetet e tjere greviste, u shpreh para protestuesve se e nesermja nuk mund te jete me e mire nese nuk mbrohet liria.

Kreu demokristian, Nard Ndoka, deklaroi se kryeministri Berisha dhe mbeshtetesit e tij kane pritur rremuje dhe dhune nga grevistet, por nuk ia arriten, sepse misioni eshte eshte i qarte.

"Me protesta qytetare do t'i mposhtim. Sot ne fituam betejen me te madhe per voten e lire. Sot ne fillojme nje lufte me te madhe ne politiken shqiptare. Jemi te motivuar sepse kemi mbeshtetjen tuaj", u shpreh Ndoka.

Sipas tij, deputetet ne salle jane vetem kukulla, pa liri dhe pa personalitet.

Ndoka u shpreh i vendosur per t'i thene "Jo" vjedhjes se votes, pavaresisht se sonte ne parlament, sic u shpreh ai, do te miratohet "Kodi i Vjedhjes".
Shtuar më 19/11/2008, ora 03:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori