Tirane, burri vret gruan e veten (update)
Albeu.com
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në Tiranë. Një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas edhe veten mëngjesin e kësaj të marte. Ngjarja tragjike ndodhi në kompleksin "Dinamo" në kryeqytet brenda një qendre interneti.Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes policia ka gjetur në çantë një sasi ekspolzivi. Menjëherë është bërë evakuimi i zonës dhe skuadra e njësisë së antieksplozivit po punon për çaktivizimin e eksplozivit. Policia bëri edhe një shpërthim provë për ekspolizivin.
Uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e krimit.

Policia ka sqaruar se Koço Shyti, 57 vjeç dhe ka qëlluar me armë bashkëshorten, Arjana Shyti, rreth 45-vjeç.

49 vjeçarja me origjinë nga Berati e cila banonte në Tiranë punonte si pastruese te kafe interneti dhe ka shkuar në mëngjes herët për ta pastruar, pas saj ka mbërritur edhe bashkëshorti i cili kishte një armë me vete të tipit Kallashnikov dhe një çantë sportive. Sipas policisë dyshohet se gjendja e rëndë psikike e 57 vjeçarit ka qenë shkaku që ai ka qëlluar bashkëshorten e tij, pasi kishin disa muaj që ishin divorcuar. Pas këtij veprimi ka qëlluar edhe veten ndërkohë që policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur në afërsi të dy trupa të pa jetë edhe një çantë sportive e cila ishte me lëndë eksplozive. Menjëherë është bërë evakuimi i zonës dhe ardhja e ekspertëve antieksplozive që kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës eksplozive dhe dërgimin e saj në laborator për ekzaminime të mëtejshme. Ndërkohë sipas policisë mësohet se shkak për këtë vrasje të dyfishtë e çiftit me origjinë nga Berati ka qenë divorci si dhe gjendja e rëndë psikike e autorit të vrasjes Koço Shyti i cili më pas ka vrarë edhe veten.
Shtuar më 25/05/2010, ora 09:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori